Një burrë i dehur i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin, ndërsa vetë përfundoi me thikë në shpinë

Një burrë i dehur 57 vjeçar, dje në mes të ditës e sulmoi gruan e tij me të cilën ishte në procedurë për divorc, ai gjithashtu e ka sulmuar edhe djalin e tij dhe ka thyer pothuajse të gjitha gjërat që i ka pasur përpara vete në shtëpi, njofton Portalb.mk.

“Në orën 10 e 20 në Stacionin policor Kisella Vodë, Zh. P (50) ka paraqitur dhunë familjare. Domethënë derisa gruaja ishte në kuzhinë, bashkëshorti i saj me të cilin ishte në procedurë për divorc në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht me grushte në kokë bashkëshorten.  Gjithashtu edhe djali i tij D. P (22) duke u munduar që t’i ndajë u sulmua nga babai i vet dhe mori lëndime të rënda. Për një kohë të shkurtër L. P përsëri e ka sulmuar Zh. P si dhe ka thyer çdo që ka pasur në kuzhinë”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria informojnë se edhe ai vetë është lënduar, gjegjësisht është therrë me diçka të mprehtë,sipas të gjitha gjasave me thikë.

“Rreth orës 12 e 30 nga Qendra Urgjente e Shkupit është paraqitur se si L. P ka marrë plagë të rëndë në pjesën e shpinës mbi veshka. Merren masa për zbardhje të plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button