Maqedoni, takim koordinues në Parlament

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ftoi koordinuesit e grupeve të deputetëve sot në takim ku pritet të arrihet marrëveshje për terminin për mbajtje të mbledhjes së parë kuvendore pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe aktiviteteve të ardhshme të Parlamentit.

Sipas informatave nga Kuvendi, në këtë mbledhje do të duhej në rend dite të jenë verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj të cilët vijnë në vendin e shtatë kryetarëve të komunave tashmë të zgjedhur nga LSDM-ja, si dhe në vendin e dy deputetëve nga blloku shqiptar të cilët dhanë dorëheqje.

Nga aktivitetet kuvendore pritet, mes tjerash, vazhdim i debatit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjen e prokurorit publik, ndërsa në procedurë kuvendore gjatë fushatës dhe mes  dy rrathëve të zgjedhjeve lokale hyri edhe Propozimi i ligjit për gjelbërim urban, propozuar nga PDM, Propozim-vendimi për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike dhe të ardhurave vjetore të ofruesve të shërbimeve të ujit realizuar nga dhënia e shërbimeve të ujit, për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2018, Propozim – vendimi për ndryshim të Vendimit për dërgim të pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, Propozim-plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2018, Raportin vjetor për implementim të Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2016, Raport për pjesëmarrje të pjesëtarit të ARM-së në operacionin paqësor ALTEA në BeH, në periudhën dhjetor 2016 – qershor 2017, si dhe Projekt-plani hapësinor i Rajonit planor lindor 2013 – 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button