Zgjedhjet lokale, Timonie: Maqedonia dëshmoi se është stabile

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie zgjedhjet lokale që u mbajtën dje i ka vlerësuar si të qeta ndërkaq për Maqedoninë thotë se ka treguar se është stabile. Për organet e përfshira në procesin zgjedhor vlerësoi se e kanë kryer detyrën e tyre, njofton Portalb.mk.

“Dje kam vëzhguar procesin dhe zakonisht gjatë ditës sikur bezdisemi. Më erdhi mirë për këtë bezdisje sepse kjo është shenjë se ka hapësirë për përparim. Edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ndonjëherë përballen me vështirësi gjatë zgjedhjeve. Por, sërish ka dispozita ligjore të cilat mundësojnë të tejkalojnë ato vështirësi. Me këtë tregohet se Maqedonia përveç se është shtet stabil dhe përgjegjës dhe se të gjithë forcat demokratike e kanë luajtur rolin e vet që ju takon, respektivisht, nga njëra anë kishim Qeveri e cila duhet ta luajë rolin, ndërkaq nga ana tjetër opozitë demokratike”, tha Timonie.

Këtë deklaratë Timonie e tha gjatë një ligjëratë të tij në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në kuadër të forumit diplomatik “Politika e jashtme franceze, Bashkimi Evropian dhe Ballkani”.

Ndryshe, dje në Maqedoni u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve në 30 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button