PL: Gruevski mbrëmë foli për atë që vetë e ka bërë në vitet 2008-2014

Partia Liberale (PL), të gjithë qytetarëve ua ka uruar mbarimin e zgjedhjeve që sipas tyre ishin të suksesshme dhe prej atje theksojnë se “është e kuptueshme pakënaqësia e atyre që nuk kanë marrë rezultatin që e kanë pritur, por nuk ka elemente që ta kontestojnë legjitimitetin e zgjedhjeve”, njofton Portalb.mk.

“Vlerësimet e vëzhguesve vendor se zgjedhjet janë korrekte dhe demokratike me parregullsi të vogla të cilat nuk anë ndikuar në rezultat. Presim që të ngjashme të jenë vlerësimet edhe të vëzhguesve ndërkombëtar e cila gjatë ditës do të kumtohet. Fjalimi i fundit i gjatë i Gruevskit të frikësuar dhe të hutuar nuk ka të bëjë me këto zgjedhje. Njeriu fliste për përvojën e tij, për atë se çfarë ka bërë në zgjedhjet e 2008-tës, 2009-tës, 2011-të, 2013-tës dhe 2014-tës”, thonë nga Partia Liberale (PL).

Sipas kësaj, ashtu siç shtojnë ata, nuk ka bazë për mospranim të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button