Është hedhur bombë mbi një objekt në ndërtim në qendrën e Podgoricës

Në qendrën e Podgoricës sot në mëngjes është hedhur bombë në një objekt në ndërtim, ndërsa nga fuqia e shpërthimit kanë krisur xhamat e përdheses së ndërtesës.

Shpërthimi ka shkaktuar shqetësim te banorët  nga ndërtesat përreth.

Objekti mbi të cilin është hedhur bomba është pronë e Almir Mandiq, vëlla i Damir Mandiq i cili në vitin 2015 u dënua me 19-të vite burg, për shkak bashkëpjesëmarrjes në vrasjen e kryeredaktorit dhe përgjegjësit të gazetës “Dan”, Dushko Jovanoviq.

Hetimi është në vijim dhe pritet kumtesë nga policia malazeze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button