Soraja Saenz de Santamaria – gruaja e cila duhet t’ia kthejë Katalonjën Spanjës

 Zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraja Saenz de Santamaria është gruaja të cilën Madridi e emëroi për ta kthyer pushtetin sapnjoll në Katalonjë.

Për të besohet se është një ndër politikanet më të afta në këtë vend, ndërsa nëse e arrin atë, shumica parashohin se ajo do të jetë kryeministrja e ardhshme e Spanjës.

De Santamaria, e cila është dora e djathtë e kryeministrit Mariano Rahoj, është juriste e diplomuar, e cila disa herë ishte emëruar për zgjidhje të gjendjeve të krizës në Spanjë. Ajo është zëvendëse e Rahojit, pasi që ai u bë kryeministër në vitin 2011, ndërsa prej atëherë ishte e obliguar për krizën gjatë shpërthimit të ebolës në vitin 2014, ndëkaq më pas pas rënies së aeroplanit të “Xhermanings” në vitin 2015, me ç’rast jetën e humbën 150 udhëtarë.

“Ekonomist” e shpalli si gruan më të fuqishme në Spanjë, ndërsa analistët parashikojnë se kriza në Katalonjë do të jetë kype për karrierën e saj të mëtutjeshme.

Ajo u bë figurë e ballinave, kur në vitin 2011, vetëm 11 ditë pasi që e lindi fëmijën e saj të parë, u kthye në punë, duke arsyetuar se shteti është në krizë të thellë ekonomike dhe se duhet të punohet. Përveç që është zëvendëskryeministre, në një periudhë ishte edhe zëdhënëse e Qeverisë, ndërsa një kohë të shkurtë e kryesoi edhe Ministrinë e Drejtësinë.

Para se të hynte në politikë, ajo ishte prokurore shtetërore dhe si një nga ekspertët më elitar juridik në Spanjë, mediumet pohojnë se është dhe më se e kualifikuar për zbatimin e ligjit në Katalonjë.

Saenz de Santamaria vitin e kaluar kaloi një periudhë më të gjatë në  Katalonjë si një lloj “i të dërguarit të posaçëm të Qeverisë”, kështu që e njeh mirë situatën e atjeshme, por edhe të gjithë aktorët e involvuar.

Prej saj pritet të bindë përafërsisht dy milionë katalanas, të cilët më 1 tetor votuan për pavarësi, se janë të mashtruar dhe se situata nuk është ashtu siç u është prezantuar.

Thuhet për të se ka mungesë të karizmës dhe se gëzon besim të vogël tek gratë, para së gjithash tek feministet, sepse i takon partisë nga qendra e djathtë.

Për jetën e saj profesionale dihet pothuajse gjithçka, por mjaft mirë e mbron privatësinë e saj. Për të dihet se është adhuruese e madhe e Ejmi Uajnhaus dhe grupit Koldplej, por edhe se dëshiron shumë dhe posedon koleksion mjaft të madh të dorëzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button