Vetëshpallja e pavarësisë së Katalonjës e nxiti separatizmin midis kroatëve në BeH

Pavarësia e Katalonjës, që të premten në mënyrë të njëanshme e shpalli parlamenti katalanas, por nuk është pranuar nga Madridi dhe BE-ja, i nxiti ambiciet separatiste të një pjese të kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë.

I fundit në serinë e incidenteve me të cilët pavarësia katalanase lidhet me ambiciet e disa rretheve midis kroatëve të Bosnjës për ndarje nga BeH-ja, ndodhi këtë fundjavë kur në një rrethrrotullim në qendrën e Mostarit u paraqit tabelë me shkrim “Sheshi i Republikës së Katalonjës”.

Sipas portalit mostaras “Blesak.info”, tabelën e kanë vendosur persona tani për tani të panjohur në orët e mbrëmjes, por ajo ‘shpejtë është zhdukur'”.

Paraprakisht, në pjesën perëndimore të Mostarit  u paraqit transparent për mbështetje të pavarësisë së Katalonjës, me mesazh se kroatët në BeH janë të ardhshmit të cilët do të nisen drejt rrugës për pavarësi.

Transparent me mbishkrimin “Me fat! Ne jemi të ardhshmit!”, në të cilin u vizatuan flamuj të Katalonjës dhe punim i vetëshpallur i kroatëve boshnjakë nga koha e Luftës në BeH – Herceg Bosna, ishte i vendosur përballë Katedrales së Mostarit.

Tre flamujt, shpejtë pastaj, janë vendosur edhe në hyrjen në vendin Shiroki Brijeg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button