Lidhja Demokratike e fton VMRO-DPMNE-në të bëhet opozitë konstruktive

Lidhja Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese vlerëson se zgjedhjet lokale ishin të drejta, demokratike dhe para se gjithash zgjedhje të lira,njofton Portalb.mk.

Qytetarët pa presione dhe kërcënime, lirshëm u shprehën për kandidatët për kryetar komune dhe këshilltarë.

“Qytetarët i përkrahën ndryshimet, reformat dhe proceset euroatlantike që janë kyçëse për të ardhmen dhe perspektivën e Republikës së Maqedonisë. Zgjedhjet dhe fitorja e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja është si lot i pastër, për atë ftojmë për bashkësi rreth interesave strategjike, nacionale dhe shtetërore. VMRO-DPMNE-ja të bëhet një opozitë më konstruktive dhe më e fortë në nivel lokal dhe qendror. Koha e ndarjeve të patriotëve dhe tradhtarëve mbaroi, duhet të kthehet faqe e re dhe të hapen perspektiva për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike, religjioze dhe partiake. Të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të kthehet jeta normale dhe të fillojë zhvillimi stabil ekonomik”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokrate të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button