DMDHP: Pançevski ka pasur të drejtë të filmojë në shtëpi, por jo t’i publikojë

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, nuk ka bërë shkelje ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale me atë që ka vendosur kamera dhe ka inçizuar në shtëpinë e tij, por publikimi i inçizimeve ne opinion është problematik dhe ndaj kësaj ka përgjegjësi, thonë nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP), njofton Portalb.mk.

Ndryshe, në fillim të tetorit Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohet për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.

Gjatë bastisjes, Pançevski i ka inçizuar hetuesit e Prokurorisë Speciale dhe filmimet i ka publikuar në opinion, si dëshmi për siç ka thënë ai “njëri nga hetuesit e ka vjedhur çelësin e banesës gjatë bastisjes”.

Nga Prokuroria Speciale e kanë demantuar akuzimin e Pançevski se gjatë bastisjes së hetuesi i tyre e ka vjedhur çelësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button