Rama i ndal financat Akademisë së Shkencave “që valvit flamurin sovjetik”

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të financojnë Akademinë e Shkencave. Sipas tij, ai vazhdon të jetë një institucion që mbi çatinë e tij vazhdon të valvitet flamuri sovjetik, njofton Ora News.

Rama tha se Akademia e Shkencave duhet t’i nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga qeveria. Ndërsa investimet do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet.

Rama: Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i  japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar.

Studimet alabanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt. Ndërkohë që në kushtetet e reja Akademia  Sovjetike e Shekncave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti.

Ndërkohë paratë  e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e ASH, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di  sa vite bëhen nga largimi i sovjetikëve që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë mbi det ASH do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet.

Do të përfshijmë pas 27 vitesh biblotekat shkencore të universiteteve  në rrjetin e shkencës duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë regjistrimin e universiteteve në gjithë rrjetin e botimeve, studimeve dhe materialeve shkencore për çdo sektor që do të jetë i aksesueshme nga çdo student.

Do të finacojmë kruset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button