Maqedoni, gjashtë gra do të udhëheqin komunat

Prej 80 komunave në Maqedoni, në gjashtë prej tyre do të udhëheqin gratë, njofton Portalb.mk.

rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor, funksionin e kryetares së komunës e morën kandidatet femra në Komunën e Haraçinës, Milikije Halimi dhe ajo e Manastirit, Natasha Petreska. Që të dyja vijnë nga Lidhja Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

rrethin e dytë që u mbajt dje, më 29 tetor funksionin e kryetares së komunës e morën edhe katër gra të tjera.

Nga komunat shqiptare funksionin e kryetares, për të dytën herë radhazi e mori kandidatja nga radhët e BDI, Teuta Arifi.

Tre kryetaret tjera vijnë nga radhët e LSDM-së. Sonja Stanmenkova në Makedonska Kamenicë, Zhaklina Jovanovska në Staro Nagoriqane dhe Jasmina Gulleva në Mogilla.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button