Stoletenberg sërish kërkoi zgjidhje të qetë të krizës verikoreane

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s,Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, sot sërish bëri thirrje për zgjidhje të qetë të krizës verikoreane.

“Ne jemi njejtë aq të shqetësuar, sa edhe ju, nga sjellja provokuese dhe e pamatur e Koresë së Veriut, që paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për Japoninë dhe rajonin, por gjithashtu është edhe kërcënim global”, deklaroi Stoltenberg gjatë fjalimit në Tokio para ekspertëve dhe funksionarëve të lartë të Ministrisë japoneze të Mbrojtjes.

Megjithatë, ai theksoi se edhe gjatë situatës së këtillë, nuk duhet të shfrytëzohen forcat e armatosura, por është e domosdoshme një zgjidhje e qetë e problemit.

Para rreth dhjetë ditëve, Stoltenberg vlerësoi se intervenimi ushtarak në Korenë e Veriut do të kishte “pasoja katastrofale”.

“NATO-ja e mbështet fuqimisht presionin politik, diplomatik dhe ekonomik ndaj Koresë së Veriut”, përsëriti sot Stoltenberg.

Јенс Столтенберг Јапонија

Ai e theksoi nevojën që sanksionet kundër Phenianit, të cilat në shtator u miratuan nga KB-ja, të zbatohen “në tërësi dhe me transparencën më të madhe”.

Gjatë muajve të fundit, regjimi verikorean kreu provën e gjashtë me radhë dhe teste të disa raketave balistike me rreze të madhe veprimi, të afta për t’i goditur brigjet e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button