Ludmilla, snajperja ukrahinase 26 vjeç, që vrau 309 ushtarë nazistë

“Viktima e parë e luftës është e vërteta.” – Hiram Johnson, 1917

Lyudmila Mijailivna Pavlichenko, shfaqet në kronikat e Luftës së Dytë Botërore si snajperja e Ushtrisë së Kuqe dhe Heroina e Bashkimit Sovjetik. Mes viteve 1941-1942 ka vrarë 309 ushtarë nazistë, nga të cilët 36 snajpera. Pothuaj një armik në ditë. Mjaftueshëm armiq që babai i kombit t’i jepte medaljet Lenin dhe Heroina e Atdheut, pavarsisht disa dyshimeve që lindën mbi këtë figurë të luftës.

Po kush ishte Lyudmila Pavlichenko?

Lindi në korrik të vitit 1916 në një fshat të Ukrahinës, në Belaya Tserkov. Pak dihet për të deri në moshën 15 vjeçare, ndoqi mësimet e para në një shkollë lokale, një nxënëse mesatare, por u shqua për karakterin e pavarur dhe këmbëngulës. Sipas biografëve të saj në moshën 15 vjeçare lind një djalë nga lidhja me një student, Alekséi Pavlichenko. Më vonë ajo të do shprehej: “Linda një djalë, Rostilav që shkatërroi martesën time me Aleksein.” Ishte mjaft e re për të marrë përsipër përgjegjësi të tilla. Për shkak të turpit, ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Keiv. Filloi një punë në një fabrikë metalurgjike, por mësimet nuk i ndau. Punonte si vajosëse, ndërkohë që dikush nga familjarët  i rriste të birin. Arrin të shkojë në Universitetin e Kievit dhe në vitin 1937, në moshën 25 vjeçare mbron tezën për studime historike mbi Bohdán Jmelnytsky, heroin kozak që udhëhoqi kryengritjen mes viteve 1648 dhe 1654 kundër pushtetit aristrokrat polako-lituanez.  Si arriti t’i bashkohej divizionit të këmbësorisë të Ushtrisë së Kuqe?

Si arriti të ishte një nga 2000 snajperat, kur mbijetuan 500 prej tyre?

Romanca e parë ndodhi në fabrikë, ku u regjistrua  në një klub qitësish që kishte lidhje me  gjykatën ushtarake të Osoaviajim-it dhe që shpejt e kuptoi qëllimin e saj. Në vitin 1941 Hitleri vuri në jetë operacionin Barbarosa, një sulm masiv mbi Bashkimin Sovjetik për të dominuar të gjithë frontin lindor. Pavarsisht bombardimeve të qershorit të vitit 1941 Stalini  nuk i thirri gratë në front. Ludmilla u prezantua në zyrën e rekrutimeve dhe u shpreh: “Vij për të luftuar kundër pushtuesve gjermanë.” Ushtarakët i ofruan një punë të përshtatshme për femra, por nuk pranoi. “Vij nga një shkollë e Kievit dhe kam përvojë në stërvitje ushtarake.”

Përsëri iu ofrua një kurs infermieresh që edhe këtë e refuzoi. Atëherë e vunë në provë dhe tregoi se ishte e zonja në atë që dinte të bënte. Arma e saj e parë ishte Mosin–Nagant me një dylbi prej 4 thjerrzash, nuk vonoi shumë dhe mori Tokarev SVT–40. U pagëzua me emrin Beteja e Odesës. Luftoi kundër gjermanëve gjatë dy muajve dhe mori titullin Snajper Elit. Sipas një dëshmitari viktimat e saj të para ranë në Belyayevka, qytet 50 km larg Odesës, ndërkohë që ruante një kodër. Biografët e saj shkruanin: “Gjatë 10 javëve pavarsisht dëmtimeve cerebrale dhe një plage të lehtë, vrau 187 armiq.” Megjithatë Odesa ra dhe garnizoni ku bënte pjesë Ludmilla u vendos në Sebastopol, në gadishullin e Krimesë. Për tetë muaj ajo ruajti pozicionin e saj me temperatura nën zero dhe ushqehej me insekte.

Ia vleu sepse kjo pionere e qitësve u klasifikua mes më të mirëve në Ushtrinë e Kuqe.  Një nga biografët e përshkruan kështu: “Gjatë një beteje ajo ndenji 24 orë në të njëjtin pozicion duke sulmuar armikun dhe mëngjesin e të nesërmes arriti ta asgjesonte, i mori pushkën dhe ditarin e këtij snajperi, i cili shkruante se kishte vrarë 500 njerëz, ushtarë dhe oficerë.” Nuk ishte i vetmi rast. Një revistë sovjetike rrëfeu se ajo zbuloi një vatër gjermane pas disa shkurreve. Ata i përdorën të gjitha truket që nga një kaskë mbi një shkop, nxjerrja e një maceje, një qeni që të mund të lëvizte dhe t’i zbulohej pozicioni, deri tek një dordolec i veshur me uniformë.

Asgjë nuk funksionoi, përkundrazi ishte ajo që e asgjesoi. Filloi kështu ngritja e saj. Gjenerali Iván Petrov (1896–1958) e bëri pjesë të njësisë së sjnaperave. Ajo betohej se kishte asgjesuar 309 armiq mes tyre oficerë dhe 36 snajpera, pjesa tjetër ushtarë. U plagoss në fytyrë nga një predhë dhe u shpëtua nga një nëndetëse. U hapën fjalë se nazistët e gjetën të plagosur dhe e gjymtuan në 309 pjesë për vrasjet që kishte bërë. Një vit më vonë, korrik 1942 u dekorua me titullin Heroina e Bashkimit Sovjetik. Pas një muaji udhëtoi drejt SHBA-ve bashkë me snajperin elit, Vladimir Pchelíntsev. Shumë i pyetën se pse ata dhe jo dy pilotë apo komandantë të tankeve, por nuk ishte e habitshme për Stalinin, ata ishin yjet e këtij spektakli dhe gjermanët u tuteshin gjer në palcë. Ajo ishte vetëm 26 vjeç dhe kishte përjetuar shumë për t’iu shmangur pyetjeve të gazetarëve amerikanë si cfarë ngjyre të të brendshmeve preferon apo a i lyejnë buzët snajperet.

Në 28 gusht u prit si një princeshë nga Shtëpia e Bardhë, nga presidenti Franklin Delano Roosevelt dhe pak ditë më vonë njohu legjendën e kinemasë Charles Chaplin që i tha: Duket e pamundur që këto duar të kenë vrarë kaq shumë nazistë… U tërhoq me gradën komandant dhe që këtëj u eklipsua. Nuk punoi as si profesoreshë historie, as si instruktore qitjeje. Punoi në shtabin e Armatës dhe në Komitetin e Veteranëve të Luftës pa asnjë nder. Vdiq në vitin 1974 në moshën 62 vjeçare. Megjithatë ka disa paqartësi tek kjo figurë.

Në kujtimet e saj shkruante se numrin 300 të të vrarëve e kishte realizuar në 12 korrik të 1942 ditën e ditëlindjes, në Sevastopol, por qyteti ra 9 ditë më parë. Tjetër dyshim është edhe goditja që kishte marrë në fytyrë në qershor të 1942, para një muaji. A kanë qenë me të vërtetë 309? Nga e dinin gjermanët numrin 309 që e prenë në të tilla pjesë? Sipas historianes Lyuba Vinogradova është mjaft e çuditshme që të mos  ketë marrë një medalje në Odesa edhe me 187 vrasje. Snajperave u jepeshin një medalje për 10 të rënë ose të plagosur dhe Ylli i Kuq për çdo 20. Përse asaj nuk i dhanë asnjë? Ajo mori vetëm urdhrin Lenin dhe Heroinë, të dyja pasi u plagos gjatë rënies së Sebastopolit. Pse nuk pranoi gjatë qëndrimit të saj në SHBA. të kryente një provë qitjeje ashtu  si shoku i saj Pchelíntsev? Cilado të ketë qenë e vërteta ajo u zhduk me të. Pavarsisht shifrave të të vrarëve, ajo ishte një snajpere që luajti rol kyç në betejat për fatin e Bashkimit Sovjetik. S’ka rëndësi nëse kanë qenë 309, ndoshta numrin  e rriti Stalini për arsye politike dhe strategjike, por ajo i dha shumë atij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button