Bejta ia uroi fitoren Taravarit

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta në konferencën e fundit për shtyp të degës ia uroi fitoren kundërshtarit politik në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Arben Taravari.

“Faleminderit për mbështetjen, por shumica e qytetarëve vendosën ndryshe. Ne humbën dhe ia urojmë fitoren oponentit tim. Ne si degë do të vazhdojmë me luftën tonë politike për gjeneratat e ardhshme. Ne kemi punuar për të mirën e qytetit, por vullneti i qytetarëve ishte ndryshe dhe ata vendosën”, theksoi Bejta në konferencën për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button