Sela nuk i pranon rezultatet zgjedhore, ka pasur ryshfet dhe shantazhe të votuesve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela nuk i pranon rezultatet ne votimi i sotëm për zgjedhjet lokale ku, siç deklaroi sonte, ka pasur ryshfet dhe shantazhe të votuesve të kryera nga aktivistë partiakë së bashku me policinë e “shtetit juridik”.

“Nuk e pranojmë këtë rezultat”, tha Sela dhe paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesa deri te komisioni komunal zgjedhor dhe deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

E porositi liderin e BDI-së Ali Ahmetin se e pret në zgjedhjet parlamentare dhe vlerësoi se lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev edhe pse deklarativisht është angazhuar për jetë, barazi dhe bashkëjetesë, ka arritur, siç tha, edhe më shumë ta thellojë ndarjen mes bashkësive etnike në Strugë.

“Duke pasur parasysh se demokracia është vullneti i shumicës, ndërsa shumica në Strugë është e popullatës shqiptare, në të gjitha fshatrat shqiptare 100 për qind edhe te trupi votues shqiptar e kemi fituar BDI-në edhe atë me rezultat të thellë nga dy kundrejt një. Përkundrazi, nëse dikush ka dashur të godasë mbi legjitimitetin  tim si kryetar i Aleancës për Shqiptarët më kanë bërë edhe më të fuqishëm. Ali Ahmet të pres në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Sela,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button