Ahmeti shpalli fitoren në dhjetë komuna shqiptare (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në pres konferencë kumtoi se BDI-ja ka futar në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Dollnen, Tearcë Pllasnicë dhe Kërçovë.

“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim i drejtohet votuesve duke u falënderuar që shprehen vullnetin e tyre për këtë fitore të madhe të BDI-së.

Ai falënderon gjitha shtabet komunale dhe lokale për punën e tyre të palodhur, që sipas tij siguruan fitoren e BDI-së.

“Sigurisht që ka momente edhe ndonjë betejë edhe mund të humbet por nuk do të thotë të humbet e tërë lufta. Në këtë rast dua që në Gostivar jemi në pritje edhe të rezultateve finale ta shohim finalja se si do të ndodh, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi aq të mëdhenj saqë edhe ndonjë betejë te vogël ta humbim atë e shndërrojmë në fitore. Të nderuar edhe një herë ju uroj të gjithë qytetarët, të gjithë ata që kanë votuar dhe ata që nuk kanë votuar për ne, për kryetarët ata do të jenë të parët dhe të dalin zotë të vërtet të platformës dhe programit që kanë paraqitur”, tha Ali Ahmeti.

Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi falënderoj aktivistët, qytetarët që vlerësuan punën e bërë për të ardhmen tonë.

“Realiteti i ri është se prej pavarësimit të vendit tonë, Tetova për herë të parë voton një kryetare dy herë. Kjo do shumë përgjegjësi shumë, dhe ashtu siç punuam katër vite me integritet, do të vazhdojmë të njejtën ta bëjmë, të realizojmë projektet dhe premtimet e bëra”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button