Qetësi para selisë së VMRO-DPMNE-së

Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kur kishte njëfarë lëvizje në selinë e VMRO-DPMNE-së, sonte situata është krejt ndryshe. Pas mbylljes së vendvotimeve para selisë së kësaj partie po mbretëron qetësi e madhe, njofton NovaTV, përcjell Portalb.mk.

Jashtë nuk ka asnjë njeri, as qytetarë, as aktivistë, e as ndonjë nga funksionarët. Biles edhe video bimi i madh tek i cili deri më tani shkonte programi i TV Nova është i fikur.

Brenda ka vetëm ekipe të gazetërve që presin të paraqitet ndonjë përfaqësues i partisë.  Akoma nuk dihet se kur do të mbahet press konferencë për media.

vmro-vtor-krug-1024x768

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button