Lëvizja Besa: Atmosfera zgjedhore ishte mjaft e tensionuar (VIDEO)

Në presin e mbajtur nga Lëvizja Besa, thanë se “ vlerësimi i jonë i përgjithshëm është se atmosfera zgjedhore ka qenë mjaft e tensionuar, janë regjistruar plotë parregullsi të cilat janë denoncuar para organeve vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa janë përgatitur edhe ankesa përkatëse që do të dorëzohen në KSHZ”.

Nga kjo parti bënë të ditur edhe disa nga këto parregullsi.

“Mbrëmë në orët e mbrëmjes persona që janë paraqitur si njësiti alfa por pa treguar shenja policie i kanë ndaluar dy aktivist të koalicionit Aleancë me Besë ku ua kanë marrë letërnjoftime, ndërsa gjatë paraqitjes së rastit në polici u është bërë presion disa orësh që ta ndryshojnë këtë deklaratë. Mbrëmë një ekip i njësitit alfa pa asnjë arsyetim i është futur në shtëpi të shefit të një nëndege në lagjen e Seravës. Sot njësiti alfa po ashtu pa asnjë arsyetim e ka ndaluar dhe e ka mbajtur për një orë pa asnjë shpjegim shefin e shtabit zgjedhor të koalicionit Aleanca me Besë në Çair. Sot në mëngjes në shkollën fillore ‘Rajko Zhinzifov’ një aktivist i LSDM-BDI-së, i ka ofruar vëzhguesit të koalicionit Aleancë me Besë një mijë euro si ryshfet për tu larguar nga ai vendvotim. Në orët e pasdites dy persona me dosje kriminale të BDI-së prej të cilëve njëri është zyrtarë i MPB-së i ka rrahur dy aktivist të koalicionit Aleanca me Besë pranë shkollës fillore ‘Idnina’ në Çair. Në Tearcë ka pasur kërcënime të aktivistëve dhe sulm fizik ndaj shefit të shtabit lokal të koalicionit Aleancë me Besë atje. Në malësinë e Tetovës, në fshatrat e Sarajit, në Fshatrat e Studeniçanita është ndërpre rryma elektrike që të pamundësohet votimi në orët e pasdites. Kjo shton edhe dyshimin për inkuadrimin e EVN-së në këtë partnerizim. Vjedhje votash ka pasur pothuajse gjithkund, në fshatin Llokë të Sarajit ka pasë kërcënim për likuidim fizik ndaj aktivistëve, dhe është thyer kutia në vendvotimin 2429. në fshatin Bojanë është sulmuar fizikisht komisionari i jonë, në fshatin Llaskarcë është bërë tentativë për të prishur procesin zgjedhor , por falë angazhimit tonë ajo është evituar. Në një vendvotim në saraj një votues i koalicionit Aleanca me Besë e ka gjetur në fletore se dikush tjetër ka votuar në emër të tij”, thonë nga Lëvizja Besa, transmeton Portalb.mk.

“Këto parregullsi jo vetëm që kanë nxirë demokracinë ne vendin tonë, por kanë dëshmuar se kjo qeveri me asgjë nuk ndryshon nga qeveritë e tjera. Ky proces zgjedhor që nga involvimi i kryeministrit dhe ndërhyrja e tij në vullnetin politik të shqiptarëve dëshmoi se kur janë në pyetje shqiptarët qeveria e Zaevit nuk dallon ga qeveria e Gruevskit. Edhe ai dëshiron shqiptar të korruptuar dhe kriminalizuar sepse ashtu i kontrollon ata. Për vlerësim më të saktë të procesit i presim edhe të hënat nga shtabet tjera komunale, kur mund të japin vlerësimin tonë edhe më konkret. Ndërsa për rezultatet do të informoheni pasi të vijnë rezultatet e para nga KSHZ”, vazhdojnë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button