fbpx

BDI e kënaqur me daljen e qytetarëve në votime (VIDEO)

Arbër Ademi nga Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së, tha se “Procesi zgjedhor në rrethin e dytë u zhvillua përgjithësisht në mënyrë demokratike dhe qytetaret sërish kishin mundësi te shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe të papenguar. Falënderojmë çdo votues, çdo qytetarë si dhe çdo aktivist të BDI-së, dhe institucionet shtetërore për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor edhe gjatë rrethit të dytë. Qeveria reformuese e Maqedonisë demonstroi kapacitetin për të organizuar zgjedhje demokratike me standarde evropiane në përputhshmëri me pritshmërinë e pjesëmarrësve në proces si dhe komunitetit ndërkombëtar. Procesi i votimit sapo ka përfunduar, vendovitmet janë mbyllur tashmë, dhe filloi numërimi i votave në gjithë vendin. Në paraqitjen e ardhshme do të prezantojmë rezultatet në të gjitha komunat ku garojnë kandidatët e BDI-së, të cilët dolën fitues qysh në rrethin e parë zgjedhorë me votën dhe vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve”, tha Ademi, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se BDI është e kënaqur me përqindjen e daljes së qytetarëve në votime.

“Përgjithësisht ne si BDI jemi të kënaqur me daljen e qytetarëve të cilët po e ritheksoj që në mënyrë të lirë të papenguar demokratike shprehën vullnetin e tyre edhe me 29 tetor”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button