Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Strugës, Ramiz Merko (VIDEO)

“Uroj që këto zgjedhje të jenë të pranueshme për të gjithë kandidatët për kryetar”, kështu u shpreh pas votimit kandidati për kryetar komune në Strugë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko, raporton Portalb.mk.

“Uroj se qytetarët e Strugës do të dalin në mënyrë masovike duke votuar në mënyrë të qetë. Le t’ia japin votën më të mirit. Sot është ditë votimi dhe dëshiroj që të gjithë qytetarët ta kryejnë obligimin e tyre për votim të sinqertë dhe të drejtë. Dua që këto votime të kalojnë në mënyrën sa më të mirë dhe të mos ketë incidente, nga ana tjetër zgjedhjet uroj të jenë të pranushme për të gjithë ne që kemi dalur si kryetar komune. Urime edhe njëherë të gjithë struganëve”, tha Merko.

LEXO: Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Strugës, Ziadin Sela (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button