Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Çairit, Visar Ganiu (VIDEO)

Kandidati për kryetar komune në Çair, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Visar Ganiu pasi e kreu obligimin e tij qytetar u shpreh se verdiktin e qytetarëve të shprehur në këtë ditë të zgjedhjeve duhet ta pranojmë të gjithë ne që kandidojmë, raporton Portalb.mk.

“Është dita ku të gjithë qytetarët duhet ta shprehin të drejtën për të votuar aty ku në rrethin e  dytë ka votime. Unë si një qytetar i Komunës së Çairit e shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe shpresoj që kjo ditë të kalojë sikurse para dy javëve, të jetë një ditë e qetë. Qytetarët duhet ta shprehin vullnetin e tyre dhe verdiktin e tyre duhet ta pranojmë të gjithë ne të cilët garojmë”, tha Ganiu në Shkollën Fillore “Vasill Gllavinov”.

LEXO: Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Çairit, Zeqirija Ibrahimi (VIDEO)

Kandidati për kryetar në Çair, Visar Ganiu (BDI)
Kandidati për kryetar në Çair, Visar Ganiu (BDI)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button