Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti, pas votimit në fshatin Gullmovë, në një deklaratë për Portalb.mk, tha se procesi zgjedhor është i qetë, ndërkaq pret që sikur në rrethin e parë, të fitojë edhe në rrethin e dytë, raporton Portalb.mk..

“Me rëndësi është që procesi i votimit është i qetë, qytetarët i përgjigjen ftesës për Sarajin, për të votuar për një Saraj të zhvilluar. Jam i bindur se sikur në rrethin e parë dhe tani në raundin e dytë, procesi do të jetë i qetë dhe qytetarët verdiktin e vet do ta japin për zhvillimin e Komunës së Sarajit. Pritshmëritë tona janë sikur raundin e parë të fitojmë”, tha Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button