MPB për votimin në Maqedoni: Një person i arrestuar

Minisitria e Punëve të Brendshme në votimin e sotëm të rethit të dytë të Zgjedhjeve lokale nuk ka regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski në konferencë për shtyp theksoi se janë regjistruar tre raste të fotografimit të fletëvotimit, siç tha, që ndodhi edhe në rrethin e parë të votimit kur pati 10 raste të fotografimit të fletëvotimit.

Fotografim i fletëvotimit sot është regjistruar në Shuto Orizarë në SHF “26 Korriku”, në Cërniçe dhe Probishtip.

Mga MPB bëjnë thirrje që të mos fotografohen fletëvotimet sepse me atë e shkelin ligjin dhe do tpë sanksionohen.

Theksoi për një shkelje të rendit dhe qetësisë publike në Shuto Orizarë ku një person ka paraqitur se është sulmuar nga disa persona. Policia, siç tha Angelovski, ka dalë në terren, është arrestuar njëperson dhe po punohet në ndriçimin e rastit.

U bëri thirrje partive politkike dhe ithtarëve të tyre të përmbahen nga çfarëdo lloj incientesh, ndërsa qytetarëve të paraqesin nëse vërejnë parregullsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button