Janë vjedhur stoli ari dhe 50.000 denarë në një shtëpi në rrugën “Pehçevska” në Shkup

Katërdhjetë e pesëvjeçari V.N. nga Shkupi mbrëmë në polici ka paraqitur se në shtëpinë e tij në rrugën “Pehçevska”, nga ana e dy kryesve të panjohur është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast janë marrë stoli të ndryshme të arit dhe 50.000 denarë, me çka kryesit janë pajisur me dobi pronësore kundërligjore prej rreth 270.000 denarëve.

Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se kryesit vjedhjen e kanë bërë në atë mënyrë që kanë hyrë përmes tarracës.

Gjatë ikjes nga shtëpia, ata janë hasur me pronarin e shtëpisë, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Ai ka tentuar t’i parandalojë, por dy personat kanë arritur të ikin. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit, thekojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button