Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta (VIDEO)

Kryetari i Komunës dhe kandidati Nevzat Bejta bashkë me familjen e tij votoi në Gostivar. Në prononcimin për mediat Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, njofton Portalb.mk.

“Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh Bejta.

I pyetur nga gazetarët rreth pritshmërive të tij, Bejta tha që rezultati përfundimtar beson që të jetë ende më i favorshëm se në raundin e parë, ku ai ishte në epërsi ndaj kundërkandidatit të tij.

LEXO: Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidati për kryetar të Gostivarit, Arben Taravari (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button