Lideri i një partie akuzoi policinë për kërcënim të aktivistëve

Lideri i një partie pasi që ka votuar sot në Tetovë, u shpreh se ka pasur tentime për deformim të procesit zgjedhor nga ana e një partie tjetër, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë para zyrave të partisë tonë, njerëz që janë prezantuar si punonjës të policisë, ua kanë marrë letrat e njoftimit aktivistëve tanë. Rasti është paraqitur në polici që tua kthejnë letrat e njoftimit. Ka pasur tentime të policisë t’i kërcënojë ata persona ta ndryshojnë deklaratën. Sot do të kërkojmë deklaratë zyrtare nga organet e rendit të deklarohen për rastin. Ne si parti do të angazhohemi deri në fund që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin ata që më së miri do tu shërbejnë tyre e jo dikujt tjetër.” tha ai.

Për shkak të heshtjes zgjedhore, Portalb.mk pas orës 19 do ta bëjë publik emrin e partisë dhe liderit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button