Denoncohet fotografim i materialit zgjedhor nga një anëtar i Komisionit zgjedhor

Një anëtar i Komisionit zgjedhor dje gjatë votimit në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Kisella Vodë e ka fotografuar fletëvotimin e një personi të pafuqishëm, i cili ka votuar në kushte shtëpiake.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se dje në orën 12:17 në Stacionin policor Kisella Vodë është paraqitur kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Kisella Vodë dhe ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 11 në rrugën “Jabllanicë” tek një person i cili ishte moshuar dhe i pafuqishëm dhe për këtë arsye ka votuar në shtëpinë e tij në prezencë të Komisionit zgjedhor në përbërje të kryetarit dhe tre anëtarëve, pasi personi ka votuar, një anëtar i komisionit e ka fotografuar fletëvotimin e tij.

Buletini policor kumtoi edhe se dje në orën 13:15 një kryetar i Këshillit zgjedhor në Vendvotimin numër 2743 ka denoncuar se gjatë shpërndarjes së materialeve votuese në vendvotimin e locuar në Shkollën fillore “Nevena Georgieva-Dunja” nga ana e përfaqësuesit të një partie politike është fotografuar bllok me fletëvotime (kapaku i epërm i bllokut me numër të vendvotimit dhe numrin serik të fletëvotimit të parë të fundit) me telefon celular.

MPB informoi se dje në orën 14:20 një anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Kisella Vodë ka denoncuar se gjatë shpërndarjes së materialeve votuese në vendvotimin numër 2746 të locuar në Bashkësinë komunale “11 Tetori” nga ana e kryetarit të Këshillit zgjedhor është fotografuar blloku i fletëvotimeve me numër të vendvotimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button