Është denoncuar keqpërdorim i të drejtës të votës të një personi të pamundur në fshatin Gradec

Në polici dje rreth orës 9 është denoncuar keqpërdorim i të drejtës së votës në shtëpinë familjare të J.SH në fshatin Gradec në komunën e Vrapçishtes, kumtoi sot MPB-ja në buletinin ditor.

Dy anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor Vrapçisht kanë shkuar në shtëpinë me qëllim që G.SH. ta realizojë  të drejtën e votës. Të dy i kanë marrë  shenja nga gishti në listën e regjistrimit të votuesve, ndërsa njëri prej tyre ka rrethuar numrin rendor të një partie politike në kundërshtim me vullnetin e saj.

Nusja e G.SH. ka kërkuar nga anëtarët e komisionit zgjedhor që t’i jepet tjetër fletëvotimi vjehrrës së saj që vetë ta realizojë të drejtën e saj të votës, por ata i kanë thënë se fletëvotimin e saj do ta bëjnë të pavlefshëm dhe nuk i kanë dhënë fletëvotimi tjetër gjegjësisht i kanë pamundësuar të drejtën të votojë.

“Fletëvotimin e kanë vendosur në zarf dhe janë larguar, edhe pse denoncuesja u është thënë se do të paraqiten në polici. Denoncuesja tregoi se të dy ishin nga fshati Gradec. Gjatë gjithë ngjarjes në dhomën e ndenjes ishte edhe vajza e denoncueses që deklaroi se nuk kishte parë asgjë. Ndërmerren masat dhe aktivitete për zbardhje të tërësishme të rastit”, theksoi MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button