Vendvotimet janë hapur me kohë në Strugë

Procesi zgjedhor në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale në komunën e Strugës po zhvillohet pa ndërprerë dhe në atmosferë demokratike, në të gjithë vendvotimet.

Bledar Ziba, kryetari i KKZ-së informoi se të gjithë 101 vendvotimet janë hapur në kohë për votim. Gjithsej 60.530 qytetarë me të drejtë vote sot e zgjedhin kryetarin e ri të komunës midis kandidatëve të BDI-së Ramiz Merko dhe Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Që të dy kandidatët tanimë kanë nga një mandat kryetari të komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button