Në Shkup do të votohet në 387 vendvotime

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune, do të votohen në gjashtë komuna të Shkupit – në Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Saraj, Çair dhe Shuto Orizarë, ndërsa në katër të tjera dhe Qytetin e Shkupit, kryetari i komunës është zgjedhur në raundin e parë, transmeton MIA.

Të drejtën e tyre të votës në raundin e dytë mund ta shfrytëzojnë 260.194 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore në 387 vendvotimeve.

Në komunën e Butelit në 45 vendvotime të drejtë të votojnë kanë 33,275 votues. Në komunën e Gazi Babës duhet të votojnë 61,831 qytetarë në 93 vendvotime. Në 82 vendvotime në komunën e Kisella Vodës mund të votojnë 53,090 votues. Në komunën e Sarajit, në 46 vendvotime të drejtë të dalin të votojnë 30.942 votues.

Në komunën e Çairit, të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 57. 767 votues në 86 vendvotime. Sipas Listës zgjedhore, në komunën e Shuto Orizarës ka 23,298 votues, të cilët duhet të prononcohen në 36 vendvotime.

Në raundin e dytë për kryetar i zgjedhur do të konsiderohet kandidati i cili ka fituar numër të madh votash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button