Mos harroni të ndryshoni orën, filloi llogaritja dimërore e kohës

Me zhvendosjen e shigjetave të orës për një orë më prapa, në orën 3 sonte filloi llogaritja dimërore e kohës.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.

Kalimi nga koha e verës në të dimrit për herë të parë u shënua në 1916 në vendet e Evropës veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Zhvendosja e kohës në të shumtën e rasteve kryhet nga nata midis të shtunës dhe të dielës, me qëllim që të shmangen  problemet për popullatën e cila është në punë.

Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ka vendosur përllogaritjen  dimërore dhe verore të kohës.

Disa astronomë janë kundër përllogaritjes dhe vazhdimit artificial të ditës, sepse konsideron se “natyra nuk duhet të mundohet” madje edhe nëse si arsyetim përdoren arsyet ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button