fbpx

Teatri Shqiptar Shkup, ‘shfaqja më e mirë’ dhe ‘aktori më i mirë’ në Ferizaj (VIDEO)

Teatri Shqiptar Shkup, me shfaqjet teatrore “G”, sipas vargjeve satirike  të Gjergj Fishtës në regji të Sulejman Rushitit ka marrë çmimin ‘shfaqja më e mirë’ në Festivalin Teatror në Ferizaj, njofton Portalb.mk.

Teatri Shqiptar Shkup në këtë Festival ka marrë edhe çmimin ‘aktori më i mirë’ me Fisnik Zeqirin.

Vargjet satirike të Gjergj Fishtës, pjesa dërmuese të dala nga veprat “Ansat e Parnasit”, “N’hajat t’Parrizit”, “Gomari i Babatasit”, “Visku i Babatasit”, anegdotat dhe poemat, në dialektin e gegërishtes, me regji të Sulejman Rushitit e muzikë të Pasionare Asllanaj, me tërë tematikën, problemet që trajtoi, porositë që i përçoi tek publiku i pranishëm krijoi idenë se Fishta po shpreh revoltën ndaj politikës shqiptare.

Nga e majta: Anita Latifi, pjesëtare e TSHSH-së dhe Sulejman Rushiti, regjisor
Nga e majta: Anita Latifi, pjesëtare e TSHSH-së dhe Sulejman Rushiti, regjisor

Shfaqja “G” shpalos problemet e keqqeverisjes, politikanë të padenjë për veten dhe shoqërinë, emërime funksionarësh në baza farefisnore dhe miqësore, drejtorë shkollash që nuk dinë shkrim e lexim, kryeministër që mban pas vetes persona të cilët përsërisin fjalët e fundit të tij në deklarata me një tonalitet intrigues, gruaja “cuca” e cila me sinqeritet përpiqet të ndërgjegjësojë politikanët dhe atdhedashuria e cila del nga identiteti fals. Luhet nga aktorët: Adem Karaga, Genci Mirzo, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri, Dritëro Agolli si dhe dy aktoreve Vjollca Bekteshi Hamiti dhe Aida Elezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button