Rrahje e përgjakshme mes dy policëve në Draçevë, njëri me hundë të thyer

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në stacionin policorë në Draçevë, mëson “Fokus”. Sipas të njejtave informacione, në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë ndihmës komandanti dhe shefi i ndërrimit, dhe nga ky incident të dy kanë përfunduar me lëndime, edhe atë njëri prej tyre me hundë të thyer.

Shumë shpejtë në vendngjarje kanë arritur ndihma e shpejtë, inspektorët nga deliktet e përgjakshme, por edhe përfaqësues nga kontrolli i brendshëm i MPB-së, përcjell Portalb.mk.

Nga MPB konfirmuan incidentin, duke theksuar se kontrolli i brendshëm kishte intervenuar menjëherë. Nga MPB për “Fokus” thanë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithnjë sipas informatave jozyrtare, të dy pjesëmarrësve në zënkë u janë konfiskuar armët. Në këtë stacion policor marrëdhëniet ndërmjet të punësuarve prej kohësh kanë qenë të tensionuara, dhe si rrjedhojë e kësaj shumë shpesh kanë ndodhur incidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button