Gostivari më i mirë se Shkupi, Zeiqiri shtyllë e mbrojtjes

Basketbollistët e Shkupit nuk kanë arritur edhe në ndeshjen e katërt të shijojnë fitoren, kësaj radhe ishin mysafirë të Gostivarit, ekip edhe kjo që këtë sezon u inkuadruan në Ligën e Parë, por që ishte më e mirë në këtë përballje.

Shkupi ishte kundërshtarë më i mirë vetëm në çerekun e parë kur edhe e fitoi atë me 18:19, ndërsa rezultati qëndroi i barazuar deri në minutën e 15-të (30:30), që më pas nikoqirët të marrin lojën në duar të tyre. Në pushim dy ekipet shkuan pas rezultatin 41”35, ndërsa në çerekun e tretë nikoqirët kishin diferencë dyshifrore, duke mos ju lejuar shkupjanëve që të afrohen në diferencë.

Te Gostivari më i miri ishte Segariq me 24 pikë, ndërsa vlen të përmendet edhe loja e mirë e basketbollistit të ri shkupjan që luan te Gostivari, Jetmir Zeqiri që realizoi 12 kërcime. Te Shkupi përsëri më i miri ishte amerikani Ty Harris me 22 pikë.  /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button