Një orë “Rolex” shënon rekordin botëror të radhës

Një rekord botëror është vendosur së fundmi për një orë dore ! Një orë “Rolex” që i përkiste aktorit Paul Newman u shit në një ankand në New York për 17.8 milionë dollarë, dhe me shitjen e tij u shwnua dhe një rekord botëror, njoftoi Kompania “Phillips”, që ishte organizatore e shitjes.

Ky “Rolex Daytona” i përshtatshëm për sportet ekstreme, ishte një dhuratë për aktorin amerikan në vitin 1969 nga bashkëshortja e tij Joanne Woodward, në periudhën kur po xhirohej “Winning”, ku ai mishëronte një pilot garash. Ora është blerë nga një person, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, 12 minuta pas daljes në ankand, ndërmjetësuar nga telefoni.

Rekordi i mëparshëm për një orë dore daton nëntorin e 2016, ndërsa një “Patek Philippe” referencë 1518 u shit në ankand për 11.1 milionë dollarë në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button