Drama norvegjeze. Rikthehet regjisori boshnjak me origjinë shqiptare

Dino Mustafiç rikthehet në Tiranë pas “Equus” në një skenë alternative, për të sjellë një teatër konceptual. Me Ema Andrean dhe Matia Llupën, ai sjell në skenën e “Tulla Center” dramën norvegjeze “Nëna dhe Fëmija”, të autorit Jon Fosse, shkruan Top Channel.

A duhet lejuar apo jo aborti, a duhet që një nënë të jetë padrone e vendimeve të trupit të saj, deri edhe në pikën për të ushqyer apo jo me gji fëmijën e saj? A nuk ngjan maskilizmi ekstrem me dëshirën për të thithur edhe pikën e fundit të qumshtit të një nëne? Dhe brenda një realiteti kontradiktash, kujt i mbetet e drejta?

“Në shumë mjedise është bërë edhe një pyetje politike ndaj nënave që nuk i ushqejnë me gji fëmijët. I shohim si nëna të këqija, sepse duan të ruajnë trupin e tyre. Por atë skenë unë e shoh si një metaforë poetike në të cilën patriarkati mashkullor nuk do të ndalojë ndonjëherë të thithë gjoksin e një femre. Janë si vampirë që po u marrin shpirtin”, thotë Mustafiç.

Edhe njëherë, Mustafiç sjell një teatër jashtë klasikes dhe një teatër që ndërthur elementë si baleti, muzika, bashkë me thelbin e vetë që është aktrimi. Por pa i shpëtuar konceptit të tij provokues.

“Për mua momenti i parë është njerëzor, pastaj vjen artisti. Duhet ta pranoj e ta kuptoj deri në lirinë e plotë të qënies time për t’u bashkuar me rolin”, thotë aktorja Ema Andrea.

“Kjo botë ka shkuar në ferr, sepse çdo gjë duhet të na i shpjegojnë psikologët, për shkak se për çdo gjë kemi një definicion, sepse mundohemi që çdo gjëje t’i japim një formë, sepse jemi të gatshëm të themi për çdo gjë që është sëmundje se është perversion, në vend që t’i lejojmë natyrës tonë, instikteve tona dhe emocioneve tona të jetojnë”, vijon Mustafiç.

Drama vjen premierë që prej të shtunës, në një fushbetejë personazhesh të cilët nuk kanë mës tyre vetëm dashurinë nënë dhe fëmijë, por edhe burrë dhe grua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button