Memeti: Disa të burgosur nuk votuan sepse kishin probleme me dokumentet e identifikimit

Sot në Maqedoni ka heshtje zgjedhore e cila do të zgjasë deri në mbylljen e kutive zgjedhore të dielën në ora 19. Sot votuan të sëmurit dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Sipas informatave të KSHZ-së, në këto 35 komuna ku zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, për votim u paraqitën 1.435 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, njofton Portalb.mk.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se disa të burgosur dështuan ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në rethin e parë të zgjedhjeve lokale, por edhe sot, pasi që të njëjtëve u kishte skaduar afati i dokumenteve të identifikimit.

Sipas Memetit, në burgun më të madh në vend, në atë të Idrizovës, në listën e votuesve janë regjistruar 955 të burgosur, nga gjithsej 1810 sa është numri i  përgjithshëm i tyre. Nga gjithsej 696 të burgosur të cilët shprehën interesim që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës,  273 nga ta nuk arritën ta realizojnë këtë të drejtë për shkak se nuk kishin dokumente të vlefshme të identifikimit.

Në rethin e dytë, sot të drejtë vote kishin 939 persona në 13 institucione dënuese-përmirësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button