Vajzat më të bukura nga e gjithë bota po vizitojnë Shqipërinë, kjo është arsyeja #FOTO

Kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e 3 nëntorit, kur do të kurorëzohet Miss Globe 2017 në Tiranë. Edicioni i 14-të i këtij eventi ka mbledhur në Shqipëri bukuroshe nga e gjithë bota. Turi i Miss-eve ka filluar në vendet më të bukura të Shqipërisë, ku janë realizuar edhe videoklipet që do të prezantojnë vendet më të bukura të Shqipërisë në mbrëmjen finale të 3 nëntorit, shkruan Class.

Eventi që mban firmën e regjisorit Petri Bozo, prej disa vitesh tashmë e ka kthyer vendin tonë jo vetëm në një stacion të konkursit të bukurisë, por edhe si një qëllim për të promovuar turizmin.

Ditëm me diell dhe mot të ngrohtë kanë qenë favorizuese për realizimin e klipeve dhe fotove të bukurosheve që kanë nisur prej disa ditësh përgatitjet në natyrë.

Nga fotot që kanë postuar edhe në profilet e tyre sociale, bukuroshet kanë vizituar Tiranën, Belshin, Divjakën dhe Pogradecin.

Spektakli final do të zhvillohet në Qendrën Olimpike në Tiranë në 3 nëntor. Nuk do të jetë vetëm një konkurs bukurie, por edhe një spektakël me perfomancat më të mira të artistëve.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë event ndërkombëtar bukurie është Miss Shqipëria 2017, Alesia Coku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button