A duhet t’i ruajmë këpucët në kuti? Ka një të vërtetë që nuk e paskemi ditur

Sapo blejmë një palë këpucë të reja, mezi presim t’i nxjerrim nga kutia apo jo? Me siguri ju ndodh të gjithëve. Por a është mënyra e duhur për t’i ruajtur ato në kuti? Ok, kjo varet nga fakti se sa shpesh i vishni, shkruan Class.

Nëse i vesh këpucët shpesh…

Është mirë t’i ruash jashtë kutisë. Kjo e bën materialin e tyre të thahet (edhe nga djersa e këmbëve) dhe i mban këpucët të freskëta. Gardëroba e këpucëve apo edhe mbajtësja e tyre janë opsionet më të mira për t’i ruajtur.

Nëse këpucët i vesh me sezone

Atëherë ruajtja në kuti është mënyra më e mirë. Kutia mund t’i mbrojë këpucët nga pluhuri, nga rrezet e diellit dhe temperatura. Nuk është shumë e nevojshme që kutia të jetë origjinlae — shumë njerëz preferojnë edhe kutitë plastike. Po kështu, mund t’i ruani edhe me një letër mbështjellëse, por kujdes: duhet të jetë pa acid, sepse acid e dëmton shumë materialin e këpucëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button