Renova ilaçi i Akademija Pandevit

Ekipi i Renovës ka vazhduar serinë pozitive, kësaj radhe viktimë e tyre ishte ekipi i Akademija Pandev, akudër kjo që o “dorëzua” për vetëm 12-të minuta lojë. Mysafirët nga Strumica ishin konkurrent i denjë vetëm në 25 minutat e para, duke arritur të mbajnë rezultatin fillestar 0:0, por në minutën e 27-të, Gafurri ishte ai që e hapi serinë e golave. Goli i dytë ishte vepër e Mishkovskit që shënoi në minutën e 36-të, ndërsa golin e tretë e shënoi braziliani Lukao në minutën e 39-të.

Akademija Pandev arriti që të zbusë disfatën me vetëm një gol të shënuar në minutën e 86-të, kur shënoi Markovs për rezultatin përfundimtar 3:1.

Renova me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërsa Akademija Pandev mbetet e dyta me 21 pikë. Renova në javën e ardhshme takohet me Pelisterin në Manastir, ndërsa Pandevi është nikoqire e Pobedës. Nesër kompletohet java e 12-të me ndeshjet Rabotniçki – Shkupi, Pobeda – Shkëndija, Sileksi – Vardari dhe “Skope” – Pelisteri. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button