Është emëruar ministri i ri i Punëve të Brendshme të Katalonjës

Shefi i sekretariatit teknik pranë Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme, Huan Antonio Puçserver është emëruar ministër i ri i Punëve të Brendshëm të Katalonjës.

Këtë detyrë paraprakisht e ka ushtruar Zhoakim Forn.

Pasi Madridi dje e mori kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën dhe e ndryshoi qeverinë në atë rajon, pjesë më të madhe të kompetencave për udhëheqjen e rajonit spanjoll fitoi zëvendëskryeministrja spanjolle Soraja Saenz de Santamaria.  Ajo do t’i koordinojë ministritë spanjolle të cilët  do t’i ndërmarrin funksionet nga institucionet katalanase, duke i përfshirë edhe financat dhe sigurinë. De Santamaria gjithashtu do të emërojë edhe përfaqësues të cilët në vepër do t’i zbatojnë urdhrat nga Madridi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button