Uji i “Fontana Di Trevi” në Romë u ngjyros me të kuqe

Uji i Shatërvanit të njohur të Trevit, në Romë, edhe një herë u ngjyros me të kuqe, që e cila shkaktoi habi mes turistëve dhe autoriteteve.

Përgjegjësi i këtij veprimi është Graziano Cecchini, artisti që në 2007 kishte ngjyrosur me të kuqe, monumentin në qendër të kryeqytetit italian.

Ai u denoncua për ndërprerjen e shërbimit publik dhe keqtrajtimin. Për artistin u vendos gjithashtu një gjobë prej 500 euro për mos respektimin e urdhrit të kryebashkiakes Virginia Rages për të mbrojtur monumentet e kryeqytetit.

Cecchini u ndalua nga policët e shërbimit në shesh që e shoqëruan atë për sqarimin e çështjes.

Shatërvani i famshëm u ndërtua fillimisht nga Nicola Salvi (që fitoi konkursin e bërë nga papa Clemente XII) në 1732 dhe u plotësua në 1762 nga Giuseppe Pannini.

Fontana di Trevi konsiderohet si një prej vendeve më romantike të botës, por jo vetëm kaq. Supersticiozët besojnë se po të hedhësh një monedhë në ujërat e tij do të riktheheni përsëri në qytetin e përjetshëm. Ndërsa nëse jeni në kërkim të dashurisë monedhat që hidhni aty mund të të sjellin një lidhje të bukur romantike të kurorëzuar ndoshta në martesë.

I nënshtruar një ndërhyrje restauruese, të filluar në 2014, shatërvani u përurua pas 17 muajve pune në 3 nëntor 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button