Prefekti i Ankarasë dha dorëheqje

Prefekti i kryeqytetit turk, Ankara, Melih Gjokçek pas 23 viteve në pushtet sot dha dorëheqje.

Në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Ankarasë, ai theksoi se dorëheqjen e parashtron në kërkesë të presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe se me fytyrë të pastër dhe pas asnjë dëm të shkaktuar komunës e lëshon këtë funksion.

Gjatë fjalimit lamtumirës, Gjokçek e përshkroi qeverisjen e tij 23-vjeçare, duke theksuar se Ankaraja është “komuna më e suksesshme në botë”.

“Në pesë mandatet e fundit ndërtuam metro në Ankara, kemi bërë 312 ura, nënkalime dhe mbikalime. Kemi hapur 146 bulevarde të reja dhe 7.255 km rrugë të reja. Nga Ankaraja krijuam qytet të gjelbër dhe të pastër me parqe më të bukura”, tha Gjokçek.

Ai postin e prefektit e mori në vitin 1994, si kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit.

Dorëheqjet e prefektëve të Turqisë janë pjesë e reformave të cilat i zbaton AKP-ja qeverisëse përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019. Dorëheqje deri tani parashtruan prefektët e Stambollit, Duzxhes, Nides, Bursës, Altepesë dhe Ankarasë. I ardhshmi që do të largohet nga funksioni të hënën është prefekti i  Balkesirit, Ahmet Edip Ugur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button