Nepal: Të paktën 31 persona humbën jetën, ndërsa 15 janë lënduar në një aksident me autobus

Të paktën 31 persona humbën jetën, ndërsa 15 janë lënduar sot në një aksident me autobus në rrugën drejt Katmandusë, në rreth 80 kilometra në kryeqytetin e Nepalit.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Trishuli, i cili është  njohur për rrymat e shpejta dhe të forta të ujit, njoftuan autoritetet lokale.

Në vendin e aksidentit menjëherë kanë arritur pjesëtarë të ushtrisë dhe zhytës të cilët janë përpjekur që të gjejnë të mbijetuar të cilët janë bllokuar në automjet.

Tani për tani nuk dihet se sa njerëz saktë ndodheshin në autobus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button