“Most” do t’i mbikëqyr zgjedhjet me mbi 1.000 vëzhgues

Asociacioni qytetar “Most” do ta ndjek rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale me më shumë se 1.00 vëzhgues, njofton Portalb.mk.

Në vendvotimet do të ndahen 910 vëzhgues të cilët do të mbulojnë rreth 50% nga vendvotimet në korniza të çdo komune në të cilat nesër do të votohet.

“Vëzhguesit e “Most” do të jenë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta ndjekin procesin e votimit në vendvotime. Përveç sak. Do të ketë edhe 45 ekipe mobile të përbërë nga dy vëzhgues të cilët do t’u japin ndihmë logjistike vëzhguesve statik dhe përkohësisht do t’i vëzhgojnë ato vende ku “Most” nuk ka vendosur vëzhgues statik. Plotësisht. Punën e Komisioneve Komunale Zgjedhore do ta vëzhgojnë 35 vëzhgues, ndërkaq do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, thonë nga “Most”.

Përskaj votimit të nesërm, “Most” sot e vëzhgon edhe votimin e përkohshëm të të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm, si dhe të diasporës dhe personave të burgosur. Prej atje apelojnë që të mbahen zgjedhje korrekte, demokratike dhe të qeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button