Juve me uniformë të re për 120 vjetorin (FOTO)

Në prag të festës jubilare të 120 vjetorit të themelimit, skuadra e Juventusit ka bërë gati uniformën e re, që me shumë gjasa do ta përdorë në ndeshjen e 5 nëntorit kundër Beneventos, njofton Top Channel.

Siç zbulon edhe faqja e specializuar “Footyheadlines.com”, uniforma e “Zonjës së Vjetër” ka ruajtur dizajnin tradicional bardhezi, ngjyra të cilat mbahen që nga viti 1903. Ndërkohë i është kushtuar më shumë rëndësi yjeve në fanelë. Me një kornizë të artë në formë drejtkëndëshi janë stilizuar 3 yjet, që korrespondojnë edhe me trofetë që bardhezinjtë kanë të fituar në Serie A.

Klubi i Juventus u themelua në 1 nëntorin e vitit 1897 nga studentë torinezë, fillimisht si një klub atletësh, e shumë shpejt në disa disiplina të tjera përfshi edhe futbollin. Juventus është skuadra e dytë e futbollit më e vjetër në Itali, pas Genoas, e themeluar në 1893, ndërkohë që është skuadra më e titulluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button