Shqipëri, “Stuhi” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme bëri të ditur shkarkim nga detyra të disa drejtorëve të burgjeve, njofton Top Channel.

Ministrja tha se shkarkohen nga detyra drejtorët e burgjeve të Lezhës, Lushnjes, Sarandës, Rrogozhinës, Peqinit Tepelenës e Durrës, për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjonaj tha se janë konstatuar 150 raste të lejimit të futjes së sendeve të ndaluara, ndërsa në 6 raste është konstatuar futje në burg të lëndës narkotike.

Më tej, Gjonaj tha se nuk do të lejohet as një lloj ndërhyrje politike për të marrë në mbrojtje shkelësit e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button