Gjatë konfliktit në Gadishulli Korean në ditët e para do të ketë qindra mijëra viktima

Qindra mijëra njerëz do të humbin jetën vetëm në ditët e para nëse në Gadishullin Korean shpërthen konflikt i armatosur, pa përdorur armë bërthamore, njoftoi agjencia Blumberg, duke iu referuar një raporti amerikan.

Sipas raportit të Shërbimeve investiguese të Kongresit të SHBA-së , numri i viktimave në ditët e para të luftërave do të arrijë midis 30.000 dhe 300,000 persona”. Gjatë vlerësimit autorët e raportit e kanë marrë parasysh përqendrimin e lartë të artilerisë koreanoveriore përgjatë kufirit, e cila gjithsej do të mund të lëshonte deri në 10.000 predha në minutë.

Ким Џонг Ун

Shërbimi e parasheh edhe eskalimin e shpejtë të konfliktit, në të cilin do të mund të përfshihej edhe Kina, Japonia dhe Rusia. Në rast se veprimtaritë luftarake ndërlikohen, nuk  e përjashton mundësinë që të përfshihet edhe SHBA-ja.

Ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis, i cili ndodhet për vizitë në Seul, deklaroi se SHBA-ja është e gatshme për t’u pëgjigjur ushtarakisht nëse Pheniani përdor armë bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button