Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Islandë

Shtetasit islandez me të drejtë vote sot votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi muajin e kaluar u shpërbë koalicioni qeveritar.

Deri te shkatërrimi i koalicionit i përbërë prej tre partive me orientim konservativ dhe qendror-liberal, erdhi për shkak të një skandali seksual në të cilin mori pjesë kryeministri Bajarni Benediktson. Koalicioni ishte në pushtet në janar, por vetëm pas disa muajve partia Ardhmëria e ndritshme u tërhoq nga Qeveria, pasi babai i kryeministrit Benedikston nënshkroi letër për fshirjen e dosjes kriminale të një pedofili të dënuar.

Bëhet fjalë për një njeri i cili në vitin 2004 u dënua pesë vite e gjysëm burg për shkak të keqpërdorimit seksual të vajzës së tij adoleshente.

Analistët theksojnë se skandalet e kryeministrit e goditën edhe Partinë e tij konservatore të pavarësisë, e cila një kohë të gjatë është fuqia kryesore politike në ishull. Tani po i bie mbështetja, dhe për kryesinë po lufton me Lëvizjen majtiste të gjelbër. Të dy partitë gëzojnë besim prej rreth 22 deri 23 për qind, që do të thotë rreth 15 deputet në Parlament, tregoi anketa e fundit e Galup.

Në përbërjen e deritanishme parlamentare, konservativët kishin 21 deputet, ndërsa të gjelbërit-majtistët dhjetë.

Gjithashtu analistët  vlerësojnë se Ardhmëria e ndritshme sërish do të hyjë në Parlament, ndërsa Partia reformatore, partia e dytë më e vogël në koalicionin e shpërbërë, do të luftojë ta kalojë censusin.

Në fushatën parazgjedhore nuk dominonte asnjë temë, sepse partitë kryesisht dakordohen rreth rritjes së ndarjes së sektorit shëndetësor dhe arsimor, edhe pse partitë majtiste dhe djathtiste nuk dakordohen rreth normës të tatimit.

Gjithsej 682 burra dhe 562 gra do të garojnë për 63 vende në Parlamentin e Islandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button