Të enjten do të publikohet vendimi për rastin “Lagja e Trimave”

Të enjten në orën 10 e 30 Gjykata Penale duhet të publikojë aktgjykimin për rastin “Lagja e Trimave”, njofton Portalb.mk.

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për Siguri Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 publikimin e aktgjykimit e shtyu për shkak se forcat policore kanë qenë të angazhuar në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për kohën e zgjedhjeve lokale.

Për këtë rast gjyqësor janë harxhuar rreth 3 milonë euro, sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar nga 50.000 mijë euro për angazhimin e ekipeve policore dhe helikopterëve.

Ky proces gjyqësor filloi me 9 shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terroristik për ngjarjet në lidhje me ndodhitë e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button